Argjentina synon fitoren e parë në Botëror kundër Meksikës

Sonte me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Lusail Iconic” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Meksikës, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit C të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Argjentina do ta kërkojë me çdo kusht fitoren sot, në mënyrë që të këndellet nga humbja 2:1 në xhiron e parë kundër Arabisë Saudite.
Në anën tjetër, Meksika ka shijuar pikët e para të këtij Botërori, pasi që në xhiron e fundit barazoi pa gola me Poloninë.
Momentalisht, Meksika zë vendin e tretë në Grupin C me vetëm një pikë, duke lënë pas në vendin e fundit Argjentinën që nuk e ka asnjë pikë.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të vitit 2019, ku asokohe Argjentina e mposhti Meksikën me rezultat të thellë 4:0.
Back to top button