Argjentinë-Brazil, në këtë orë zhvillohet përballja 

Jo vetëm në Evropë por edhe në kontinentin e Amerikës Latine janë duke u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Njëra nga përballjet më të rëndësishme nga kjo anë do të zhvillohet që në minutat e para të së mërkurës, kur Argjentina dhe Brazili përplasen në “Estadio del Bicentenario” në San Juan.
Kjo ndeshje fillon menjëherë pas mesnate, më saktësisht duke filluar nga ora 00:30.
Në grupin e skuadrave të Amerikës Latine, kryeson Brazili me 34 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 28.
Nga ky grup, në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të kualifikohen katër skuadra, kurse e pesat do të luajë në play-off.
Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshjeje:
Argjentina: Martínez, Montiel, Romero, Otamendi, Acuña, Rodríguez, de Paul, Lo Celso, Messi, Di María, Lautaro Martínez.
Brazili: Alisson, Danilo, Éder Militão, Marquinhos, Alex Sandro, Fred, Fabinho, Lucas Paquetá, Raphinha, Matheus Cunha, Vinícius Júnior/

Back to top button