Ndahet çifti i njohur

Ndahet çifti i njohur

Këngëtarja Ariana Grande dhe Mikey Foster, nga bendi i famshëm “Social House” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, raporton DailyMail.

Herën e fundit që ata u panë bashkë është ai në Disneyland në muajin shkurt dhe tani duket i kanë ndarë rrugët.

Ariana dhe Mikey thuhet se kanë qenë miq të mirë që një kohë të gjatë, madje Foster ishte producenti në shumë hite të këngëtares përfshirë: “Thank U, “Next” dhe “7 Rings”.

Para lidhjes me Foster,Ariana i dha fund fejesës së saj katër muajshe me komedianin amerikan, Pete Davidson në tetor të 2018.

Ndërkohë, nga viti 2016 deri në vitin 2018, këngëtarja e hitit “Love Me Harder” ishte në lidhje me Mac Miller, i cili vdiq në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë fatale e drogës. /21Media