Grande befason të palgosurit në "Manchester Arena"

Grande befason të palgosurit në “Manchester Arena”

Ariana Grande,  ka vizituar viktimat e plagosura nga sulmi terrorist në Manchester. Pop ylli amerikan është fotografuar me të rinjtë të cilët më pas ato foto i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Ndër ta ishte edhe 11 vjeçarja Jaden Farrell-Mann e cila ka qenë e plagosur rëndë. E reja nga Dentoni kishte pësuar thyerje të të dyja këmbëve. Në spitalin e fëmijëve në Manchester ajo ka kaluar dy operacione, shkruan rtv21.tv

Të premten mbrëma ylli botëror përveç që befasoi të rinjtë me prezencën e saj,  iu solli atyre nga një bluzë të nënshkruar.
E ëma e Jades, Sharon ka thënë se vajza e saj është befasuar shumë  “Jaden ishte duke shikuar television kur Ariana hyri. Ajo ishte absolutisht e mahnitur. Ishte shumë e befasuar”, ka treguar Sharon.

Ariana është kthyer në Mançester për të kryer dhënë edhe një koncert ta madh humanitar pas sulmit terrorist në Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona./21Media