Ariana shfaq linjat e bukura trupore
2 Gusht 2020
Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë ndër çiftet më të njohura të showbizit shqiptar. Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre, shkruan rtv21.tv
E kur jemi te rrjetet sociale, sot bashkëshortja e këngëtarit publikoi një imazh në instagram, ku numëron 265 mijë ndjekës. Me flokë të lëshuara dhe e veshur me shumë stil, Ariana duket mjaft bukur në fotografinë e fundit, teksa ka shfaqur edhe linjat e bukura trupore.
Kujtojmë që, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet më parë dhe gëzojnë jetë të lumtur bashkë me fëmijët e tyre, Artin, Bunën, Erën dhe Anën. /21Medi