Urimi i Arianës

Urimi i Arianës

Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, i ka uruar vjehrrës dhe nënës,  8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan rtv21.tv

Ajo ka bashkuar dy fotografi të bukura të nënës dhe vjehrrës, ndërsa ka lënë një urim të veçantë.

“Dy princesha. Ju uroj nga zemra, Gëzuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar Ariana krahas fotos së publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron 185 mijë ndjekës.

8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada./21Media