Arifi: Qeveria e Murat Meha të shkojnë

‘Edhe Murat Meha edhe kjo qeveri duhet të shkojnë’

Anëtari i kryesisë së Aaleancës për ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në procesin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë që rrjedhimisht ka penguar edhe liberlaizmin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Ky dështim e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese. Në vend se të derdēlliset nepër Europë Kryeministri Mustafa më mirë të shkarkoj Murat Mehën si hap i parë drejt zgjidhjes së demarkacionit.”, ka thënë Arifi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se asnjë njeri nuk mund ta amnistoj Murat Mehën nga defektet profesionale siç nuk mund të amnistohet politikisht as Isa e as Hashimi.

“Është i domosdoshëm krijimi i komisionit të ri shtetëror për demarkim ashtu siç është e domosdoshme një Qeveri e re e Kosovës”, ka theksuar anëtari i kryesisë së AAK-së Avni Arifi.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka udhëtuar dje për në Bruksel ku do të kërkoj pezullimin e demarkacionit./21Media

Back to top button