Arifi reagon pas takimit të Kamberit me Vuçiqin: Skifter në Kosovë, pulë në Beograd

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar, Nevzad Lutfiu u takuan sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar lidhur me këtë takim.

Arifi e ka quajtur Kamberin si “dorëputhës”, duke thënë se e “mori mandatin me mëshirën e Vuçiqit”.

“Deputeti doraputhës Kamberi, i cili për herën e dytë mori mandatin e deputetit me mëshirën e Vucicit dhe “asistenti” i tij lokal — kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot qenkan takuar me presidentin e Serbisë. Në këtë takim, ata që bëhen skiftera në Kosovë e pula në Beograd, nuk e paskan folur as edhe NJË fjalë për PASIVIZIMIN e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Back to top button