Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Alban Skenderaj dhe Arilena Ara më 12 dhjetor publikuan projektin muzikor të titulluar “A i sheh”.

Kënga deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube.

Arilena sot ka publikuar disa nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit. Këngëtarja me videot që ka ndarë me ndjekësit ka treguar se çfarë ka bërë ajo në kohën kur Albani ishte duke xhiruar pjesët e tij në temperatura -7 gradë celcius.

“Ne gjatë kohës që Alban Skënderaj xhironte në temperaturat -7”, ka shkruar Arilena krahas videos në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Ndryshe “A i sheh” është bashkëpunimi i parë nga Alban Skenderaj dhe Arilena Ara./21Media