Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara është ndër artistet mjaft të dashura të showbizit shqiptar. Përveç zërit dhe paraqitjeve mbresëlënëse, artistja shquhet edhe për bukurinë natyrale.

Kjo shihet nga imazhet që Arilena i publikon shpesh në rrjetet sociale, në të cilat merr komente dhe pëlqime të shumta.

E kur jemi te rrjetet sociale, sot bukuroshja 22 vjeçare publikoi dy imzhe të bukura në instagram, ku numëron 1 milion e 200 mijë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe mjaft natyrale, artistja duket tejet bukur në fotot e fundit, në të cilat po merr mjaft pëlqime dhe komente.

Kujtojmë që, më 11 maj Arilena ka publikuar videoklipin e këngës “Fall From The Sky”./21Media