Këngëtarja e njohur, Arilena Ara është duke punuar për projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën është shfaqur në  një studio muzikore.

Arilena nuk ka preferuar të japë detaje rreth asaj se çfarë po përgatit, por la fansat në pritje për këngët e reja.

Në  muajin shtator, Arilena soll ripërpunimin e këngës “Kur braktis atë që do” të Ardit Gjebresë./21Media