Ariu mikpritës

Ariu mikpritës

Syri i aparatit ka kapur një këlysh ariu polar teksa përmes lëvizjeve linte të kuptohej se po kërcen me këngën e njohur të Los Del Rios, “Hey Macarena”.

Fotografja Laura Gregory, ka fotografuar ariun në Kaktovik të Alaskës.

“Ne ishim në anije duke vëzhguar dhe fotografuar arinjtë, kur një ari që ishte pak metra larg ujit, u ngritë në këmbë dhe vendosi të na përshëndeste me performancën e tij”, ka thënë Gregory./21Media