Pas një pune gati tre vjeçare Arjan Konomi promovon Sagën e dytë të Jetëve Legjendare. Libri është një rrëfim grishës mbi jetët e 5 personazheve, Vladimir Leninit, Mata Harit, Luigjit të 14, Mary Kirit dhe Aleksandrit të Madh.

Jeta e tyre la gjurmë në historinë e njerëzimit ndaj Arjan Konomi i bën bashkë e i sjell në një libër të vetëm.

Lideri i revolucionit rus, Vladimir Lenini, artistja holandeze Mata Hari, mbreti Luigji i XIV, shkencëtarja Mari Kyri dhe Aleksandri i Madh janë personazhet që përbëjne Sagën e dytë të jetve legjendare.

“Ideja ëhstë që të përhapësh kulturën botërore të fushave të ndryshme. Ku ka më bukur se sa t’i mësosh në libër.”

Autori thotë se libri shpalos horizonte të reja dhe leximi i tij do të ndryshojë konceptin e kohës së njerëzimit.

“Është një mundësi hsumë e mirë për të njhur më tepër artin dhe kulturën. Besoj se njeriu e ndjen veten ndryshe pas leximit të këtij libri.”

Arjan Konomit iu deshën tre vite punë kërkimore mbi biografinë e 5 personazheve dhe nuk përjashton mundesinë e një libri të tretë mbi jetët e legjendave. /Oranews