Arjola Demiri Bajramin më të trishtuar e ka pasur në vitin e kaluar
Sot, në ditën e Fitër Bajramit, aktorja e njohur, Arjola Demiri ka treguar se Bajramin më të trishtuar e ka pasur në vitin e kaluar, pasi gjyshja e saj s’është më në këtë jetë.
Ajo në programin e mëngjesit të RTV21 tha se gjyshja e saj ka qenë ajo që e ka futur në gjak të besuarit e saj në fenë islame.
Videon e pjesës së emisionit, ku ishte e inkuadruar Arjola Demiri mund ta gjeni këtu.
Në mbarë botën, sot myslimanët e festojnë festën e Fitër Bajramit./21Media