Zbulim i rëndësishëm në rajonin e lashtë egjiptian Asasif

Zbulim i rëndësishëm në rajonin e lashtë egjiptian Asasif

Arkeologët egjiptian zbuluan disa arkivole të drurit në afërsi të qytetit të lashtë egjiptian, Luxor, zbulim ky i cili tashmë po vlerësohet si më i rëndësishmi në disa vite të fundit.

Më saktësisht, së paku 20 arkivole druri të pikturuara me mumie brenda tyre, të padëmtuara, u zbuluan në qytetin e lashtë Wes Thebes, ka njoftuar përmes një deklarate Ministria egjiptiane për antikitetet.

Sipas arkeologëve, këto varre datojnë diku në mes viteve 1994 e 332 para Krishtit, shkruan rtv21.tv

Ekspertët nuk kanë dhënë shumë detaje për këtë zbulim, por kanë shpërndarë fotografi të sarkofagëve të pikturuar në mënyrë mahnitëse.

Në realitet, rajoni ku u zbuluan arkivolet quhet varrezat Asasif, sepse i tërë rajoni është i rrethuar nga to.

Vitet e fundit vazhdimisht janë bërë gërmime në këtë rajon, dhe besohet se ka akoma arkivole të tilla, me shkrime egjiptiane e të pikturuara të cilat mund t’i zhgroposin në të ardhmen e afërt.

Sa i përket arkivoleve, akoma nuk dihet çfarë vjetërsie kanë dhe si kanë mbetur të padëmtuara. Në lidhje me këtë, arkeologët kanë thënë se presin të sigurojnë me informacione të reja./21Media