Arma që është përdorur për të vrarë një nga legjendat e Hip-Hop-it ishte gjetur në Compton 19 vite më parë

Arma që është përdorur për të vrarë një nga legjendat e Hip-Hop-it ishte gjetur në Compton 19 vite më parë

E çuditshme është se askush nga policia sot nuk e dinë se ku është ajo armë. Ky informacion ishte zbuluar nga producenti i dokumentarit “Who Killed Tupac”.

Një pistoletë e llojit Glock ishte gjetur nga një qytetar në vitin 1998, dhe e kishte dërguar në polici. Në vitin 2000 ajo dhe shumë armë të tjera ishin transferuar, shkruan rtv21.tv.

Në vitin 2006 ishte zbuluar se vendi ku është gjetur arma është shtëpia e të dashurës së një nga anëtarëve të bandës Crip, që kishin mosmarrëveshje me Tupac-un. Menjëherë ishin bërë testime dhe kishte dalë se arma është e njëjta ajo që ka vrarë artistin.

Arma duhej të ishte transferuar tek policia e Las Vegas, vendi ku është vrarë Tupac, mirëpo këta të fundit thonë se nuk kanë pranuar asnjëherë armën në fjalë./21Media