Flet Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

Flet Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit

Edoardo Reja nuk e rrezikon stolin e Kombëtares shqiptare. Kështu tha Presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për “Radio Punto Nuovo”.

“Nuk rrezikon aspak, Reja ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka një pjesë të fajit për rezultatet e ndeshjeve të fundit, ashtu si të gjithë ne. Me Andorrën duhet të bënin diçka më shumë e kemi nënvlerësuar, megjithatë Reja nuk rrezikon”, tha ai.

Armand Duka ka folur disa fjalë edhe rreth lojtarëve të Shqipëris, duke i cilësuar si futbollist të mirë.

”Kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe Serie B, janë futbollistë të mirë, por nuk e di, ndoshta skuadrat e tjera janë më të forta”, thotë ai./21Media