Armando Broja një nga 11 lojtarët më të mirë të kombëtarëve të Evropës

1 min read

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, me paraqitjet e tij të fundit për Kombëtaren Shqiptarë ka bërë që të hyjë në 11-shen e më të mirë të kombëtarëve në Evropë.

Armando Broja shënoi në ndeshjen e së dielës shënoi ndaj Hungarisë duke siguruar tre pikë të rëndësishme ekipit shqiptar ndërsa në ndeshjen e djeshme, ai shënoi një herë por edhe asistoi në dy golat e tjerë për kombëtaren shqiptarë.

Pas këtyre dy fitoreve Kombëtarja Shqiptarë ka rritur edhe më shume gjasat për kualifikim për kampionatin botëror pas që pas gjashtë ndeshjeve gjendet në pozitën e dytë në grupin I.

Në ndeshjet e Tetorit , Shqipëria do të përballet përsëri ndaj kombëtares së Hungarisë por edhe do të këtë edhe një përballje tjetër të vështirë ndaj kombëtares së Polonisë./Kallxo