Armend Muja zgjedhet kryetar i VV-së në Mitrovicë

Qendra Mitrovicë ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor.
Sipas njoftimit të LVV-së në Facebook, Armend Muja u zgjodh kryetar i qendrës atje.
Lëvizja Vetëvendosje ka falënderur të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës.
“Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.
Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj./21Media

Back to top button