Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkeljen e një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut brenda pak minutash pasi hyri në fuqi.

Ishte rënë dakord që armëpushimi të fillonte në mesnatë të shtunën. Por, një zëdhënëse e ministrisë së Mbrojtjes armene tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa, transmeton rtv21.tv.

Azerbajxhani ende nuk është përgjigjur akuzave.

Vendimi për armëpushimin u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që drejtohet nga armenët etnikë.

Deri më tani qindar njerëz kanë vdekur. Kjo është dhuna më e rëndë në rajon që nga lufta 6-vjeçare që përfundoi me një armëpushim në vitin 1994./21Media