Arnold Schwarzenegger zbuloi të premten se i është nënshtruar një operacioni tjetër në zemër.

Aktori i “Terminator” ndau me ndjekësit në mediat sociale, një fotografi nga spitali dhe bëri të ditur se ka zëvendësuar një valvul të aortës së tij.

Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvul të re të aortës për të shkuar së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit“, shpjegoi babai 73-vjeçar i pesë fëmijëve.

Aktori gjithashtu tregoi se ai tashmë ndjehet më mirë dhe po ecën.

Unë ndihem fantastik dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim“, shkroi aktori./21Media