Trent Alexander-Arnold është fitues i çmimit “futbollisti më i mirë i ri” në Premier Ligë.

Mbrojtësi i djathë i Liverpoolit u rreshtua në të gjitha 38 ndeshjet në Premier Ligë, duke prodhuar 4 gola dhe 13 asiste, një rekord për sa i përket pozitës së mbrojtësit në Premier Ligë.

Pas Arnold u rreshtuan: Jack Grealish (Aston Villa), Mason Greenwood, Anthony Martial, Marcus Rashford (Manchester United), Christian Pulisic dhe Mason Mount (Chelsea), dhe Dean Henderson (Sheffield United).

Arnold ishte gjithashtu i nominuar për Lojtarin e sezonit, ndërkohë që ai theu rekordin për asistime nga një mbrojtës në një sezon të vetë të Premier Ligës./kp/