Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrketuese Lipjan sonte rreth orës 17:35.  Qendra Korrektuese Lipjan njofton se të miturit, janë R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003.

R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje, kurse A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja./21Media