Këngëtarja, Fjolla Morina, thyen masën e sigurisë së “arrestit shtëpiak”. Ajo është larguar nga banesa me qira në qytetin e Kukësit ku po kryente masën e sigurisë të dhënë nga gjykata e Kukësit shtatorin e vitit të kaluar.

Në video mund të shikoni shtëpinë ku Fjolla ishte në “arrest shpie”, e cila është rrethuar nga forca policie.

Drita e banesës është e fikur dhe burime nga policia bëjnë me dije se nuk e kanë gjetur në banesë.

Koha se kur ajo është larguar mbetet e paqartë. Kujtojmë se vetëm katër ditë më parë Fjolla Morina festoi në një lokal jashtë Kukësit ditëlindjen e partnerit të Fisnik Syla, nga ku publikoi në rrjetet sociale foto nga festa.

Nuk dihet nëse ka ndonjë leje të posaçme që mund ti ketë mundësuar asaj festën jashtë banesës apo ishte sërish në shkelje të masës së sigurisë.

Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.

Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori.

Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”./oranews