Arrestohet një person në Prizren për prishje rendi dhe qetësie

Arrestohet një person në Prizren për prishje rendi dhe qetësie

Një person u arrestua nga policia në rrugën “Shatërvan” në qytetin e Prizrenit pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë në një kafiteri, shkruan rtv21.tv

Gjatë kontrollit nga policia atij i është gjetur edhe një thikë, i dyshuari në fjalë kishte kërcënuar edhe zyrtarët e policisë.

Me sugjerim të mjekut dhe vendim të prokurorit atij iu ofrua ndihmë mjekësore dhe do të dërgohet në repartin e psikiatrisë në QKUK për tu trajtuar./21Media