Fjolla Morinës i është caktuar nga gjykata masa  me arrest shtëpiak. Ky vendim do të vlejë deri në mbylljen  e hetimeve . Kjo është bërë e ditur nga avokati, Andi Dura.

“Personi nën hetim Fjolla Morina për arrest në shpi, sigurisht në një banesë këtu në Kukës deri sa të sjellën hetimet. Për dy të arrestuarit, gjykata urdhëroi masën e sigurimit arrest me burg me afat të përcaktuar ku brenda një muaji priten  nga ekspertimet daktiloskopike për të parë nëse gjurmët e gjetura u përkasin u përkasin apo jo personit të arrestuar” , tha Dura.

Sa i përket aludimeve për shtatzëni të Fjolla Morinës, avokati tha se kjo nuk ka qenë provë e sërvirur nga ta dhe as e mohuar nga ta. Sipas tij nuk ka të bëjë me trafikim armësh dhe as më armë luftarake.

#AndiDura Arrest shtëpiak për #FjollaMorinën, mjekët thonë se ajo nuk është shtatzënë

#AndiDura Arrest shtëpiak për #FjollaMorinën, mjekët thonë se ajo nuk është shtatzënë

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 22. September 2020

Ndërsa avokatja tjetër, Aurora Guska, tha se provat dëshmuan se Morina nuk është shtatzënë.

“Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore  dhe herën e dytë sot me urddhër të organit të prokurorisë Fjolla Morina është dërguar dy herë pranë institucionit të maternitetit të Kukësit  dhe nuk ka qenë asnjëherë në gjendje te rënduar shëndetësore, pra  nuk ka qenë e shtruar asnjëherë në spital, por këto janë kontrolle rutinë dhe në rastin e parë në ditën që është ndaluar mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse  është në fillimet e para të shtatzënisë  apo jo, për ta konfrimuar këtë fakt sot prokurorja e çështjes kërkoi një rivizitë  të saj dhe u konkludua nga dy mjeke tashmë gjinekologe që Fjolla nuk është shtatzënë, por megjithatë u opanë fakte të tjera ku ajo ka një vajzë të mitur të vetme ku mendoj se edhe masa e arrestit shtëpiak është ekstreme.”, tha ajo./21Media

#AuroraGuska: U konkludua nga dy mjeke tashmë gjinekologe që #FjollaMorina nuk është shtatzënë

#AuroraGuska: U konkludua nga dy mjeke tashmë gjinekologe që #FjollaMorina nuk është shtatzënë

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 22. September 2020