Është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Kryetari Dejanoviq dyshohet se ka kryer vepër penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votueseve”. Kështu ka njoftuar Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021. B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj”, thuhet në komunikatën për media.

Kryetari i Komunës së Kllokotit u arrestuar më 12 mars 2021.