Arrestohen 11 nxënës në Prishtinë

U takuan për t’i qëruar hesapet mes vete

11 nxënës të dy shkollave janë arrestuar nga policia në Prishtinë. Këtë për portalin rtv21.tv  e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nxënësit kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre.
“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet. Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave”, ka thënë Ahmeti.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit./21Media

Back to top button