Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti FAST Kosova ka arrestuar tre dyshuar shtetas të huaj që po kërkoheshin nga INTERPOL-i.

Arrestimi i tyre është bërë sot rreth orës 11:00 në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale”, ka thënë Krasniqi.

Sipas zëdhënësit të policisë, ky rast do të trajtohet bashkë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të marrë hapat e më tejmë bazuar në procedurat ligjore./21Media