Vetëm në Prizren u arrestuan 21 persona

Vetëm në Prizren u arrestuan 21 persona

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona për shkak se nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore. Në Prizren janë arrestuar 21 persona, në Prishtinë dhe Pejë nga 5 persona, në Gjilan 2, në Mitrovicë të Jugut 1 person.

Sipas vendimeve të reja që kanë hyrë në fuqi nga 15 prilli, lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës./21Media