Policia australiane ka arrestuar 44 burra në të gjithë vendin nën dyshimin e posedimit dhe prodhimit të materialit për abuzim të fëmijëve.

Policia Federale australiane tha se gjashtëmbëdhjetë fëmijë ishin “shpëtuar”.

Arrestimet pasuan një hetim njëvjeçar në imazhe dhe video që ishin shpërndarë në internet, transmeton rtv21.tv.

Arrestimet e të dyshuarve të gjithë të moshës midis 19 dhe 57 u bënë në çdo shtet të Australisë.

Policia ngriti një total prej 350 akuzash, të gjitha në lidhje me posedimin ose prodhimin e materialit për shfrytëzimin e fëmijëve.

Burrat dyshohet se kishin përdorur një platformë. Policia përshkroi disa prova si ndër “më të urryerat e prodhuara”.

Komisioneri, Reece Kershaw tha se identifikimi dhe shpëtimi i viktimave ishte një “garë me kohën”.

“Hetuesit tanë me kujdes kërkojnë të dhëna dhe nuk heqin dorë kurrë,” tha ai.

Policia tha se kishte shpëtuar 134 fëmijë nga shfrytëzimi këtë vit, përfshirë 67 që nuk ishin në Australi./21Media