Babë e bir nga fshati Baloc i Podujevës nuk u morën vesh assesi me fjalë, me këtë rast ata përdorën edhe grushta ndaj njëri-tjetrit.

Dy të dyshuarit si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se babë e bir janë arrestuar në orët e para të së martës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti”, ka bërë të ditur policia.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media