Dy persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë të dyshuar për veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nën dyshimin se të njejtët vazhdimisht kanë futur narkotikë brenda Burgut të Dubravës, kështu bëri të ditur sot Prokuroria Themelore në Pejë.

Siç u njoftua, njësitin për Hetimin e Trafikimit me Narkotik i policisë në Pejë dhe me zyrtarë të Qendrës Korrektues të Burgut të Dubravës fillimisht kishte pranuar informatë nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Burgut të Dubravës se brenda hapësirave të burgut kanë hasur me një qese me narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 82 gramësh, e ndarë në 61 paketime të vogla.me zyrtarë të Qendrës Korrektues të Burgut të Dubravës

”Në koordinim me prokurorin e Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë rasti është iniciuar dhe është autorizuar Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë për marrjen e veprimeve hetimore dhe, më 23 prill të këtij viti, si rezultat i vëzhgimit të fshehtë, janë identifikuar dy persona të dyshuar, ndërkaq të njëjtët në po atë ditë kishin hedhur në brendi të hapësirave të burgut sasi prej 38.4 gramë narkotikësh të llojit marihuanë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ndërkaq me kërkesë të Prokurorisë, njësitë policore kanë bastisur dy shtëpi të të dyshuarve dhe njëkohësisht janë sekuestruar mjete të cilat dyshohen se janë përdorur për t’u kryer kjo vepër penale.

Kështu, brenda 48 orëve Prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.​/21Media