Arrestohen dy persona për 6 vjedhje në Drenas

Policia e Kosovës në Drenas ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, në lokacione të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë A.U. (32) dhe G. S. (17), shtetas të Kosovës, si dhe të sekuestrojë një armë të gjatë dhe disa pajisje pune që dyshohet të jenë të vjedhura.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhje të rënda.

Numri i personave të arrestuar për këto raste arrin në tre pasi që për të njëjtat raste, më 4 janar 2024, është arrestuar i dyshuari E. H. (19).

Back to top button