Arrestohen dy persona për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit ku qëndronte ekipi turk

Dy persona janë arrestuar për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve mbrëmjen e së hënës pranë hotelit ku qëndronte Kombëtrja turke.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Rasti po cilësohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndryshe, sonte me fillim të orës 20:45 zhvillohet ndeshja historike Kosovë-Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri”./21Media