Dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ sot janë arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor të Fushë Kosovës, ndërsa në kërkim është edhe personi i tretë, të cilin policia e ka identifikuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë: M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra), F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra, kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje).

Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë; M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.

Sipas policisë, aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë.