Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Arrestohen për mbajtje dhe përpunim të drogës

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga dje nga policia italiane në Savio të Italisë.  Siç  shkruajnë mediet italiane, dy të rinjtë janë kapur në befasi nga policia.

Gjatë aksionit, policia u gjeti atyre një laborator të vogël të përpunimi dhe përgatitjes së drogës. Në pranga janë vendosur shqiptarët me inicialet X. L., 22 vjeç dhe B. R., 29 vjeç.

Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 gramësh kokainë e pastër, e prerë dhe e bërë gati për tu përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta.

Gjithashtu atyre u janë gjetur edhe 1mijë e 500 euro. Pas arrestimit janë dërguar në burgun e Ravenas.

Back to top button