Arrestohen dy shtetas të huaj për falsifikim parash

Dy të dyshuarit përmes këmbimit të parave kanë tentuar t’i mashtrojnë pronarët e dy bizneseve

Dje, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, të dyshuar për falsifikim parash. Përmes një komunikate të Policisë bëhet e ditur se dy të dyshuarit kanë tentuar t’i mashtrojnë pronarët e dy bizneseve, për të këmbyer para të falsifikuara.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informatën se dy persona të dyshuar (shtetas të huaj) kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve (dy këmbimoreve) në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se gjatë kontrollit te dy të dyshuarit janë gjetur valuta nga shtete të ndryshme, e që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale dhe Falsifikim i Parasë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatën e PK-së.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme./21Media

Back to top button