Ata janë intervistuar  dhe janë në mbajtje

Ata janë intervistuar  dhe janë në mbajtje

Katër persona janë arrestuar të dyshuar për rastin e vrasjes së djeshme në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e dyshuar: E. I, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet te kenë kryer veprën vrasje e rëndë, ndërsa : P. I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ngarkohen me veprën, ‘Dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’’, tha Ahmeti.

Ajo po ashtu bëri të ditur se personat në fjalë janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media