Arrestohet një 21 vjeçar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit me datën 03..12.2022 ka ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga V. Q. Shtetas i Koaovës {2001)I cili kishte filluar tejkalimin në vijë të plotë dhe pas ndaljes së veturës dhe kontrollimit të dokumentacionit tek i njejti është gjetur një armë-revole e llojit ZORAKI-M-906-T si dhe pesë fishek të kalibrit 7.65 mm të cilen I dyshuari e kishte pasur në brezë”, bëhet e ditur në njoftim.
Sipas Policisë, arma dhe fishekë janë konfiskuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”
Rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan./21Media 

Back to top button