Arrestohen një kosovar e një turk me mbi 10 kg drogë

Një shtetas kosovar dhe një shtetas turk në Prizren janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për posedim të mbi 10 kilogramëve marihuanë.

Policia ka njoftuar se, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacionin policor i koduar “Vera”, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale.

“Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro”, ka njoftuar Policia.

Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndaj tyre është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”./21Media

Back to top button