Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës pas një hetimi dy mujor, sonte arrestoi tre persona të dyshuar për drogë. Të arrestuarit ishin “E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë, – D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe – F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar”.

Policia njoftoi se arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45. Bashkë me policinë e rajonit të Gjakovës ishin edhe policia e Prishtinës.

“Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjakovës, sot, më 23.12.2020, pas një hetimi dy mujor, ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve.
Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

• Njëzet e dy (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram)
• Një veturë,
• Para (2365 euro) dhe
• Tre (3) telefona.

Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë./21Media