Arrestohen tre persona në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës sonte ka arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se të njëjtit kanë shmangur kontrollin e veturës nga zyrtarët policorë. Sipas Ahmetit, aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale
“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar” ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button