Arrestohen vëllezërit hajdutë, dyshohen për 38 vjedhje

Policia sot informoi se u arrestuan dy persona në Berat, pasi u kapën në flagrancë, duke tentuar të vidhnin në një banesë.
Policia informoi se A.H dhe F.H, vëllezër u kapën nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.
“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllezërit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.”, infiormoi policia.
Lidhur me rastin, u sekuestruan disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.”, bëri të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button