Një djalë 12-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dërgoi mesazhe raciste futbollostit, Wilfried Zaha në mediat sociale.

Zaha zbuloi se kishte marrë disa mesazhe abuzive në mediat sociale përpara udhëtimit të së dielës në Aston Villa, një lojë që ata humbën me rezultat 2-0.

Menaxheri i tij, Roy Hodgson e quajti abuzimin “frikacak dhe përbuzës”, transmeton rtv21.tv.

Premier League e quajti abuzimin e anësorit 27-vjeçar të Bregut të Fildishtë “plotësisht të papranueshme”.

Policia fillimisht njoftoi se do të merren me rastin dhe orë më vonë konfirmoi arrestimin e 12 vjeçarit./21Media