Arrestohet 30 vjeçari që vodhi mbi 7 mijë euro

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Arrestimi i të dyshuarit 30 vjeçar u bë dje në kryeqytet.

Ndërkaq rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arritur që me forcë të depërtojë brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari, vlera e së cilave sipas Policisë arrinë në mbi 7 mijë euro.

Pas arrestimit, me autorizim të prokurorit 30 vjeçari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button