Sekuestrohet lënda narkotike që iu gjet të dyshuarit

Sekuestrohet lënda narkotike që iu gjet të dyshuarit

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjecar, pasi u kap teksa shpërndante lëndë narkotike.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./oranews