Arrestohet 37 vjeçari, i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Është arrestuar sot një person i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar, i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale”, njofton Policia e Kosovës.
37 vjeçari i dyshuar, V.K, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./21Media

Back to top button