Arrestohet 42-vjeçari, kërcënoi gruan dhe vajzën

Një person është arrestuar nga policia në Firajë të Shtërpcës.
42-vjeçari Sh.S, dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar gruan dhe vajzën e tij.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”, ka njoftuar Policia./21Media

Back to top button