Arrestohet 42-vjeçari në Prishtinë, Policia i gjen kallashnikov në veturë

 
Policia e Rajonit të Prishtinës, sonte rreth orës 20:30, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes.
Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë:
-një armë e gjatë, AK-47,
– në karikatorë si dhe
-25 fishekë.
I dyshuari;
L.B, 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Policia përmes një komunikate ka njoftuar se ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button